Reperi XEX sapo ka publikuar klipin e ri “BENZO x Ma Rahat”.


Klipi sjell dy këngë të reja të reperit, me melodi të ndryshme prej njëra tjetër, të përmbledhura brenda një video muzikore.

Kënga është prodhim i Nautilus Entertainment, me muzikë nga Nart Kelmendi dhe tekst të vet reperit nga Peja.

Reklamë

Klipi është punuar nga “Sekuencë”, me pjesëmarrjen edhe të modeles dhe këngëtares së njohur nga Maqedonia e Veriut, Kristina Dimitry. Kjo e fundit në klip paraqitet me veshje nga kreatorja kosovare Blerina Kllokoqi-Rugova, flokë të rregulluara nga KACI dhe grimin nga SELLMA.

Shijojeni këngët dhe klipin: