×
  • Show Time
  • Show Time

    Princ Harry tregon emocionet e para si baba

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 21:09

    Princesa e Sussexit solli në jetë një djalë, lajmi u konfirmua përmes një postimi në faqen zyrtare të Instagramit të Dukës.


    “Foshnja mbretërore” dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. I porsalinduri është princi i parë me gjak afrikano-amerikan nga familja Windsor.”- shkruhet në njoftim.

    Duka i Sussex, Princ Harry ka folur për mediat ku ka treguar për emocionet e para si baba dhe u shpreh mjaft i lumtur.

    “Unë jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se Meghan dhe unë jemi bërë prindër këtë mëngjes, të një fëmije shumë të shëndetshëm, jam tepër krenar për gruan time, dhe se si një grua mund të bëjë atë që bëni ju është përtej imagjinatës.” u shpreh Harry.

    “Është diçka e jashtëzakonshme kjo eksperiencë, ne të dy ju jemi absolutisht mirënjohës për mbështetjen e të gjithëve ju, dhe jam në qiellin e shtatë” deklaroj tutje ai.

    Kujtojmë që djali i Dukës dhe Dukeshës është princ i parë me gjak afrikano-amerikan nga familja Windsor, dhe i shtati në vijën e trashëgimisë për fronin britanik të Elizabetës II.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!