Princi William cilësohet “tullaci më seksi në botë”

Princi William është cilësuar “seksi” plot 17.6 milionë herë dhe kjo e bën zyrtarisht atë njeriun tullac më seksi në botë.


Princi William tashmw ka një titull të ri, përveç atij të mbretit të ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar: ai është njeriu më seksi tullac në botë.

Kjo është deklaruar nga qendra mjekësore e Londrws “Longevita”, e specializuar në kirurgjinë estetike, e cila kreu studimin duke analizuar se sa herë Duka i Kembrixhit është përcaktuar si “seksi” në artikujt online.

Studiuesit zbuluan se 38-vjeçari Princi William u përshkrua si “seksi” 17.6 milionw herë në artikuj, komente dhe postime të gjetura përmes kërkimit në Google.

Duke i vendosur ata në një renditje hipotetike, Princi William mundi të tjerët si megastarin e boksit Mike Tyson, i cili doli i dyti me 8.8 milionw përmendje “seksi” në internet.

Në vendin e tretë, me 7.4 milionw u rendit aktori i Fast & Furious, Jason Statham.

Gjithashtu në dhjetëshen e parë janë legjenda e basketbollit Michael Jordan dhe këngëtari Pitbull, por edhe Bruce Willis, Floyd Mayweather, Vin Diesel, John Travolta dhe Dwayne Johnson.

“Ka mjaft figura publike tullace, tek të cilat mund të hedhim sytw”, tha një zëdhënës i Longevita.

Por as William dhe as pjesa tjetër e familjes mbretërore nuk e kanë komentuar ende këtë klasifikim.