×
  • Show Time
  • Show Time

    Pritjes i erdhi fundi: Nesër fillon seriali vendor “Bufe e parlamentit”

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 22:07

    Ka disa ditë që është paralajmëruar që do të fillojë së transmetuari në RTK një serial i ri vendor, i quajtur “Bufe e parlamentit”.


    Ky projekt siç duket është pritur me padurim, pasi aty do të luajnë shumë nga aktorët e serialit shumë të shikuar “Kafeneja Jonë”.

    Por pritjes i erdhi fundi, dhe seriali i ri do të fillon nesër (e diele) të transmetohet duke filluar prej orës 20:10.

    Disa personazhe të serialit “Kafeneja jone”, Donat Qosja, Fatos Kryeziu, Ilir Prapashtinca, Astrit Kabashi është skenarist, Bislim Muçaj, (brez tjetër ma i vjetër), e krejt të tjerët janë super aktor të rinj e të talentuar.

    Regjisor i këtij seriali është Genc Berisha ndërsa producent Lumbardh Kukaj.

    Mbetet të shihet nëse do ta ketë suksesin si “Kafeneja Jonë”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!