×
  • Show Time
  • Show Time

    Producentja zbulon se cili ishte kriteri që duhej përmbushur për të qenë pjesë e Big Brother Albania VIP

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 18:27

    5 tetori është data kur do të fillojë Big Brother Albania VIP.


    Producentja e këtij formate, Lori Hoxha ka zbuluar detaje rreth këtij edicioni të parë të BBVIP, derisa është shprehur se është mjaft e emocionuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Hoxha foli për kriterin që duhej plotësuar për të qenë pjesë e Big Brother Albania VIP.

    “Kriteri bazë ishte që ata të ishin të njohur. Nuk bëmë selektime personale, derisa unë vetë kam qenë larg këtyre përzgjedhjeve, pasi nuk doja të ndikohesha nga pëlqimet e mija personale. Personazhe që kanë influencë në publik, që kanë një talent”, tha fillimisht Lori Hoxha.

    Producentja Lori Hoxha tha se puna ka qenë mjaft e lodhshme, por që ja ka vlejtur, duke qenë se është një staf i madh prapa që ka punuar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!