×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohen foto të Taynës gjatë gjimnazit, nuk njihet fare

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 10:33

    Reperja, Doruntina Shala e njohur për publikun me nofkën ‘Tayna’, u bë pjesë e show-bizit rreth tri vite më parë me këngën ‘Columbiana’, e cila sot numëron mbi 65 milionë klikime.


    Tayna për një kohë të shkurtër arriti të ketë sukses në skenën muzikore, duke u bërë një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku.

    Por, nga paraqitja e saj e parë e deri më sot, pamja e Taynës ka ndryshuar shumë. Kjo pasi ajo shpesh bën “eksperimente” me dukjen e saj, e sidomos me ngjyrën dhe stilin e flokëve.

    Në disa fotografi të siguruara nga ‘Express Rozë’ gjatë kohës që reperja ka qenë në gjimnaz, shihet se edhe gjatë asaj kohe ka bërë ndryshime me flokët e saj.Po ashtu, në disa prej tyre, Tayna mezi njihet, pasi këto foto janë para disa vitesh, kur këngëtarja ka qenë shumë e re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!