×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohen nominimet për “Billboard Music Awards 2021” – Dua Lipa nominohet në katër kategori

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 9:51

    Është publikuar lista e plotë e nominimeve të mbrëmjes më të madhe të ndarjes së çmimeve “Billboard Music Awards 2021”.


    Ylli i “Blinding Lights”, The Weeknd është nominuar në 16 kategori përfshirë ‘artistin më të mirë’, ‘artistin më të mirë mashkull’ dhe ‘artistin më të mirë Hot 100’.

    Pasuar nga DaBaby me 11 kategori, me paraqitje të dyfishta në të dy këngët më të mira dhe bashkëpunimin më të mirë.

    The Weeknd (Foto: Getty Images)

    Gabby Barrett po ashtu është nominuar në nëntë kategori dhe gjashtë herë është nominuar Morgan Wallen.

    As këtë vit nuk ka munguar artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila është nominuar në katër kategori.

    Ylli nga Kosova është nominuar për “Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 100”, “Top Artistet në kategorinë e femrave”, “Top Artistët më të kërkuar në Radio” dhe për “Top këngët më të dëgjuara në Radio”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!