×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet albumi i ri i Ardian Bujupit – njëra nga këngët vjen e kompletuar me klip

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 12:26

    Ashtu siç kishte paralajmëruar, Ardian Bujupi ka prezantuar së fundmi albumin e tij të ri njëherësh të parin në karrierë.


    Kjo për të shënuar dhjetë vjetorin e karrierës dhe për të festuar gjithë këto vite që ka qenë i pranishëm në treg.

    Ndonëse në platformën Spotify ka lansuar të gjitha këngët e albumit “10”, artisti me prejardhje shqiptare njërën prej tyre e ka publikuar në YouTube.

    “Peligrosa” titullohet projekti që e solli në mesnatë të kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

    Protagonsite në videoklip ka qenë edhe modelja nga Shqipëria, Alesia Noka, e cila shfaqet në disa skena atraktive me këngëtarin.

    Miksimi i këngës u realizua nga The Ironix, ndërkohë që për masterizimin u kujdes HP Mastering.

    Të tjera projekte që do të kompletohen nga albumi i Bujupit janë edhe: “Rebela”, “Habibi” me Azzi Memo, “Versace”, “Warium” me Aylo, “Jump on it”, “Ka je Bonita” dhe “10/10” me Davide.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!