×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet video gjatë arrestimit të Fjolla Morinës

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 13:40

    Para 10 muajsh, Fjolla Morina, u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë me dy armë zjarri me vete.


    Muaj më vonë ajo u arratis nga arresti shtëpiak në banesën në Kukës.

    Por raportohet se këngëtarja është arrestuar sot në Prishtinë, para lokalit të saj të fustaneve.

    Lidhur me arrestimin e saj gazeta ka pyetur Policinë e Kosovës, por akoma nuk kanë dalë me ndonjë konfirmim zyrtar.

    Ndërkohë, Prive ka publikuar pamje nga arrestimi i saj.

    Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!