×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet VIDEO që jep përgjigjen definitive për raportin e Arbana Osmanit me Bora Zemanin

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 19:54

    Qysh kur nisi Big Brother VIP Albania me 5 tetor, në ditët e para u përfol për një rivalitet mes Arbana Osmanit dhe moderatores së Për’Puthen, Bora Zemani.

    Duke qenë se drejtojnë dy nga emisionet më të ndjekura, u përfol se dyshja nuk gëzojnë një raport të shëndoshë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Shtuar këtu faktin e asaj se çfarë ndodhi, ku Semi tha në spektakël se Borën nuk e kanë lejuar t’i dërgojnë një shenjë Donaldit.

    Por, pavarësisht këtyre, duket se raporti i tyre është shumë i mirë, e madje janë publikuar edhe pamje nga festa gjigante që Bora Zemani kishte organizuar për ditëlindje, e që e ftuar ishte edhe Arbana Osmani, së bashku me Lori dhe Sara Hoxhën.

    Theksojmë se Bora mbrëmë kishte mbledhur miqtë e saj më të mirë për të festuar 30-vjetorin e lindjes, e që në festë ajo së bashku me Klajdin dhe Brunon kënduan edhe këngën që Donaldi ia kishte dedikuar asaj, “Toxic Love”, e që e këndon Elgit Doda./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!