×
  • Show Time
  • Show Time

    Puthë nënën në buzë dhe fotot i publikon në Instagram, këngëtari i njohur kritikohet keq nga fansat

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 8:26

    Maluma është një prej këngëtarëve më të suksesshëm dhe më të përfolur në të gjithë botën.


    Së fundmi ai është kritikuar shumë nga fansat e tij, pasi postoi në profilin e tij në Instagram një foto ku shfaqej duke u puthur në buzë me nënën e tij.

    Këngëtari e postoi këtë foto në “Ditën e Nënës” me qëllim që të tregonte se sa shumë e do nënën e tij.

    Por kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga fansat e tij. Në foton në fjalë Maluma e ka mbështjellë nënën e tij, Marlli Arias me dy duart dhe e ka puthur në buzë.

    Krahas kësaj fotoje ai ka shkruar:

    “Urime dashuria e jetës sime. Urime Ditën e Nënës, nëna ime.’’

    E siç thamë edhe më lartë kanë qenë të shumtë fansat që e kanë kritikuar për këtë gjë. Por ka pasur edhe nga ata fansa që e kanë cilësuar puthjen e këngëtarit me nënën e tij shumë pasiononte.

    Deri më tani këngëtari nuk ka reaguar për kritikat e fansave të tij, por fotoja ku këngëtari shfaqet duke puthur nënën e tij është bërë virale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!