×
  • Show Time
  • Show Time

    R.I.P. – Kur bëhen bashkë një shqiptare, një meksikane dhe një braziliane

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 20:45

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të mbajë turneun e saj të koncerteve, në promovim të albumit të saj të ri “Phoenix”.


    Së fundmi ajo mbajti një koncert në Oskana të Japonisë, ku ka argëtuar mijëra fansa që ka atje.

    Ndërkohë, Rita ka kohë që kishte paralajmëruar edhe një bashkëpunim, të cilin e ka mbajtur befasi deri më tani për fansat.

    Kënga u publikua sot me klip, dhe vjen në bashkëpunim me këngëtaret e famshme Sofia Reyes dhe Anitta.

    “R.I.P” titullohet kënga, e cila është ritmike dhe është pritur shumë mirë nga fansat.

    Në klipin e këngës, tri artistet janë shfaqur mjaft atraktive dhe provokuese në paraqitjet e tyre, ndërsa kanë marrë vëmendjen e fansave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!