×
  • Show Time
  • Show Time

    Ramë Lahaj detyrohet të fshijë fotografinë me Gent Cakajn, shkas komentet

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 13:27

    Tenori shqiptar Ramë Lahaj është detyruar të heqë një fotografi të postuar në rrjetet e tij sociale.


    Krejt kjo nga numri i madh i kritikave dhe ofendimeve në adresë të tij por mbi të gjitha protagonistit të fotos.

    Fjala është për një postim ku shfaqej në zyrë të mikut të tij, Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

    https://www.instagram.com/p/CA-IbwVlk60/?utm_source=ig_embed

    Ndjekësit i kanë kujtuar Lahajt se ministri është pjesë e qeverisë së Edi Ramës, personazh të cilin e ka kritikuar ashpër, mjaft shpesh sa i përket qëndrimeve të tij ndaj Kosovës, veçanërisht karshi Serbisë.

    Pasi ka fshirë foton me Cakajn, Ramë Lahaj e ka parë të nevojshme që të japë një sqarim publik ku mes tjerash ka nënvizuar se di të bëjë dallimin dhe vlerëson çdo bashkëkombas që punon në interes të vendit e kritikon secilin që nuk e bën një gjë të tillë.

    https://www.instagram.com/p/CBDMSpWoa1d/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!