×
  • Show Time
  • Show Time

    Ramë Lahaj vjen me një mesazh të fuqishëm, tregon se si duhet mbrojtur nga koronavirusi

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 16:39

    Tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj, ndodhet në Sydney të Australisë, nga ku është paraqitur duke dhënë një mesazh për gjithë fansat e tij.


    Ai ka treguar se për shkak të virusit që po përhapet me shpejtësi i ka anuluar të gjitha koncertet që ishin palnifikuar dhe ka bërë thirrje tek të gjithë që të shtojnë kujdesin dhe të ndjekin me përpikëri gjitha këshillat nga mjekët dhe organizatat shëndetësore.

    Lahaj gjithashtu ka shkruar ndër të tjera: “Të dashur bashkatdhetarë, më shumë se kurrë na duhet kujdes e përkushtim për ta luftuar këtë Pandemi të rrezikshme që ka përfshirë gjithë botën, andaj përfillni të gjitha masat parandaluese dhe bëni durim. Të qëndroni në shtëpi, derisa të kalojë kjo furtunë e madhe. Zoti ju ruajt!”.

    Kujtojmë që Ramë Lahaj është një nga tenorët më të njohrua nga Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!