×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagimi i Luzit para se Arbana të thoshte emrin e Kiarës për t’u larguar nga Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    26 Mars 2023 | 8:24

    Kiara Tito është eliminuar në natën e së shtunës nga Big Brother VIP Albania.

    Ajo ishte në nominim me Olta Gixharin, ndërsa ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    Moderatorja e njohur ka qëndruar plot 90 ditë brenda dhe përgjatë kësaj kohe i ka dhuruar shumë spektaklit.

    Prezantuesja e ka theksuar disa herë se BBVA për të ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme për faktin se është njohur edhe me Luizin.

    Bukuroshja që një kohë po shijon një lidhje dashurie me artistin shkodran, me të cilin herë pas here kanë pasur edhe debate.

    Atyre i është organizuar një dasmë brenda e madje kanë pasur edhe shumë momente të tjera të paharrueshme.

    Largimi i Kiarës nga shtëpia e ka mërzitur më së shumti partnerin e saj, Luiz Ejllin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!