×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagimi i Vesa Lumës pas sulmit në Zelandën e Re:Qëndroni të fortë

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 14:46

    Pas sulmit terrorist që ka ndodhur sot në Zelandën e Re ku mbeten të vdekur 49 persona ndërsa disa të tjerë u lënduan, pati reagime të shumta ku njerëzit shpreheshin të tmerruar nga ky akt.

    Një reagim të tillë e ka shfaqur edhe këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma e cila për një kohë ka jetuar atje.

    Vesa në një postim të saj në instagram ka shprehrur ngushllime për të gjithë familjarët e viktimave.

    “Mendimet dhe lutjet e mija shkojnë për të gjithë shtetin tonë dhe ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, qëndroni të fortë” ka shkruar ajo.

    Këngëtarja kosovare  është rikthyer në Kosovë pak kohë më parë, ajo kishte filluar një jetë të re në Zelandë pas martesës së saj me këngëtarin e njohur nga shqipëria  Big Basta. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!