×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagon aktori njohur Fatmir Spahiu rreth vonesave për vaksinim

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 10:55

    Aktori i injohur shqiptar, Fatmir Spahiu, është i njohur për statuset e tij në rrjetet sociale.


    Shpesh ai shpreh qëndrimet e tij lidhur me ndonjë çështje aktuale në vend, në të shumtat duke përdorur satirën e tij.

    Megjithatë së fundmi, aktori i njohur si ‘Orhani’ i hit-serialit “Kafeneja Jonë”, ka reaguar kundrejt procesit të vaksinimit kundër COVID-19, e që në Kosovë po shkon me një hap shumë më të ngadaltë.

    Duke marrë shembull shtetet e rajonit se sa përpara janë me vaksinat anti-COVID, Spahiu ka shkruar se është mirë që secilit kosovar t’ia mësyjë dhe ta marrë vaksinën kudo që mundet.

    “Po shihet që vaksina në Kosovë është shumë e vonuar. I tërë rajoni është para nesh. Mos të flasim për Serbinë që ka nisur të bëjë edhe turizëm shëndetësor, e ku oferta brenda saj ka edhe vaksinën Pfizer. Duke e parë që vaksinimi në masë në Kosovë është punë e largët, është mirë ne me i dhënë zor secili për veti, kush kah të mundet. Vdekja e personave të ri në moshë është shqetësuese. Edhe pse unë dhe familja ime e kemi kaluar një herë, me dëshirë do ta merrja vaksinën kudo”, ka shkruar aktori i njohur në Facebook.

    Nga të famshmit prej estradës shqiptare që kanë marrë vaksinën deri tash janë këngëtarja Era Istrefi dhe stilisti Valdrin Sahiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!