×
  • Show Time
  • Show Time

    Remzie apo Nexhat Osmani? Cili nga ta është më i pasur

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 13:52

    Remzie e Nexhat Osmani kanë treguar cili nga ta është më i pasur.


    Motër e vëlla, Remzie e Nexhat Osmani kanë qenë të ftuar në “Shiko kush luan” të shtunën mbrëma.

    Sfida e dedikuar për ta ishte një lojë për të parë sa e njohin ata njëri-tjetrin si motër e vëlla që janë.

    Të dy kishin një palë doreza e ndërkohë që u bëheshin pyetje ata kishin për detyrë të përgjigjeshin në të njëjtën kohë me të njëjtën përgjigje.

    Në njërën nga pyetjet e bëra lidhur me faktin se cili nga të dy është më i pasur, përgjigjja e Remzies shkaktoi të qeshura në sallë, pasi kjo e fundit pa u menduar dy herë u përgjigj:” Unë”.

    Ajo tregoi se sjell më tepër para në shtëpi, prandaj është më e pasur.

    Mirëpo makinën më të shtrenjtë e ka Nexhati dhe për këtë ranë dakord të dy.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!