×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperi i njohur dënohet me tetë muaj burg

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 18:28

    Soulja Boy do të kalojë tetë muajt e ardhshëm prapa grilave. Reperi ishte në gjykatë të martën ku atij i janë caktuar 240 ditë burgimi dhe 265 ditë të shërbimit ndaj komunitetit pasi theu lirinë e tij me kusht.


    Sipas TMZ, një gjykatës i ka thënë fillimisht se po shqyrtonte që ta dënonte me dy vjet burgim. Më herët gjatë muajit Soulja Boy ishte dërguar në gjykatë pasi kishte dyshime se ai dështoi të kryente shërbimin ndaj komunitetit.

    TMZ raporton se policia ka gjetur armatim në shtëpinë e Soulja Boy e kjo pritet të sjell më shumë probleme për të.

    Teksa ai ishte prapa grilave, shtëpia e tij në Kaliforni ishte plaçkitur dhe aty janë vjedhur stoli në vlerë 500 mijë dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!