×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperit Gold AG i ndalohet hyrja në Preshevë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 20:13

    Reperi Gold AG ka zbuluar se  atij i është ndaluar hyrja në vendlindjen e tij, në Preshevë.


    Gola AG ka thënë se arsyeja që tash e dy vite nuk ka qenë në Preshevë është kënga “Medvegja” , ku kishte përmendur se kjo qytezë dikur ka qenë e shqiptarëve, çka ka shërbyer si shkas nga autoritetet serbe që t’ia ndalojnë hyrjen në Preshevë, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Gold Ag këtë këngë e kishte publikuar në nëntor të vitit 2017.

    Kënga është ritmike hip-hop, e ndërthurur me elemente të ndryshme patriotike.

    Klipi është xhiruar i tëri në Medvegjë dhe sjell pamje të ndryshme nga rrugët dhe lokacionet më interesante të tij.

    Reperi njihet për këngët e tij të ndryshme me motive patriotike, dhe që shpesh ua kushton trojeve shqiptare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!