×
  • Show Time
  • Show Time

    Rexha tregon se prindërit dëshirojnë që ajo të martohet me shqiptar

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 12:55

    Para gati një viti Bebe Rexha përmes profilit të saj në “Twitter” ka zbuluar për adhuruesit se vuan nga çrregullimi bipolar.


    Edhe pse kjo nuk ishte hera e parë që publikisht ka folur për problemet e saj shëndetësore, deklarata e saj kishte befasuar shumicën, ndërsa tani në intervistën e saj plotësisht të sinqertë ka zbuluar edhe të gjitha problemet që sjell kjo sëmundje.

    “Kjo ishte frika më e tmerrshme në jetë – se do të çmendesha. Mendoja se zbulimi im për fansat dhe për vetveten do të jetë shenjë e çartë se nuk kam për qëllim që të jetoj në burgun e sëmundjes sime. Kam vendosur të flas dhe të çlirohem nga e gjithë kjo”, ka deklaruar ajo në intervistën për revistën “Help”.

    Problemet e saj kanë filluar nga fëmijëria e hershme, posaçërisht për shkak të kulturës në të cilën është rritur. Edhe pse ka lindur në Nju-Jork, prindërit e saj janë shqiptarë dhe ajo është rritur sipas traditës shqiptare. Siç ka deklaruar ajo, prindërit e saj prisnin nga ajo që të martohej me dikë me prejardhje shqiptare dhe të lindte fëmijë, mirëpo ajo nuk e kishte pranuar këtë dhe i kishte mbetur besnike vetes dhe vendimeve të saj, ku njëra prej tyre ishte që të merrej me muzikë.

    “Të kesh sukses si femër në industrinë e muzikës dhe të mund të jetosh nga kjo, t’i ndihmosh prindërit, kjo për mua është sukses. E gjithë kjo më ka dhënë mundësinë që të ndjek ëndrrat e mia dhe të besoj në veten time”, ka rrëfyer ajo. Mirëpo gjatë viteve ajo ka pasur probleme psikike, çka në fund është konstatuar se kishte çrregullim bipolar, të cilin e karakterizojnë sulme manike kohë pas kohe, ku shpesh ndodhin edhe faza të depresionit. Si mënyra më e mirë për ta nxjerrë këtë nga vetja ishte përmes këngëve të saj. “E mbaj mend si vajzë e vogël kam pasur ankthe nga frika se çfarë mund të ndodhë. Vazhdimisht isha e brengosur dhe ende jam. Kam frikë nga gjithçka”, ka theksuar Bebe./ZËRI

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!