×
  • Show Time
  • Show Time

    Rihanna 15 vite karrierë, falënderon fansat për këtë rrugëtim

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 17:06

    Rihanna publikoi këngën e saj të parë, “Pon de Replay” në vitin 2005.


    Rihanna jo më kot cilësohet si mbretëresha e muzikës pop, këngëtarja sot ka shënuar 15 vjetorin e debutimit në skenën muzikore, shkruan lajmi.net.

    BadGal me anë të një postimi të bërë i ka falënderuar fansat e saj të cilët që prej debutimit me këngën “Pon de Replay” ishin një fener për rrugëtimin e saj në majat e muzikës.

    “15 vite Rihanna! Faleminderit për gjithë dashurinë. Kjo duket çmenduri! Më duket si dje kur dridhesha në korridoret e Def Jam (kompani muzikore) teksa prisja për audicionin tim për Jay. Gjithçka nisi nga “Pon de Replay…15 vite më vonë dhe unë jam ende këtu, Zoti më la të jem mes jush, ju që më keni mbështetur, më keni dashur dhe më keni toleruar, prandaj do të jemi gjithnjë të lidhur bashkë me njëri tjetrin…”- shkruan Rihanna në Instastory.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!