×
  • Show Time
  • Show Time

    Rihanna dëshiron fëmijë, me ose pa partner

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 0:02

    Rihanna dëshiron 3 deri në 4 fëmijë brenda 10 viteve të ardhshme, dhe thotë se madje ka në plan të krijojë një familje vetë, nëse nuk e takon partnerin e duhur deri atëherë.


    Krijuesja e hitit ‘Work’ mund ta shohë veten si nënë e disa fëmijëve brenda dekadës së ardhshme, dhe ka thënë që madje planifikon të krijojë një familje vetë.

    Ajo u pyet se ku e sheh veten pas 10 viteve, dhe tha se do të ketë 3 ose 4 fëmijë.

    Rihanna madje tha se këtë gjë do e bëjë vetë, nëse nuk do e gjejë deri atëherë personin e duhur.

    Por për këtë ka marrë kritika të shumta duke i thënë se zvogëlohesh si nënë nëse nuk ka baba në jetën e fëmijëve tuaj.

    Por përgjigja e këngëtares është që rëndësi ka vetëm lumturia.

    ‘Lumturia është e vetmja gjë që krijon lidhje të shëndetshme midis prindit dhe një fëmije’, ka thënë Rihanna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!