×
  • Show Time
  • Show Time

    Rihanna provokon fansat në të brendshme, promovon produktet e reja të markës së saj

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 19:47

    Rihanna erdhi atraktive në të brendshme “Savage X Fenty”, ndërsa njoftoi për produktet e reja të lëkurës.


    Rihanna ka filluar edhe me prodhimin e produkteve të lëkurës me biznesin e saj të ri, shkruan TheSun.

    Këngëtarja pozoi në të brendshme “Savage X Fenty”, ku njoftoi për produktet e reja të lëkurës.

    Rihanna, 32 vjeçe, i tha revistës Vogue: “Kujdesi për lëkurën, është e vërteta. Ajo ose funksionon ose jo. Nuk ka ku të fshihet”.

    Marka e saj e kozmetikës “Fenty Beauty”, u lansua në vitin 2017 dhe vlen 400 milionë funta.

    Rihanna ka dhuruar 4 milionë funta për të luftuar COVID-19.

    Rihanna festoi ditëlindjen bashkë me miq në shkurt dhe kjo erdhi pas ndarjes nga i dashuri i saj, Hassan Jameel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!