×
  • Show Time
  • Show Time

    Rike Roçi e provokoi, boksieri kampion Kick-Boxit reagon ashpër

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 11:10

    Boksieri shqiptar i Kick-Boxit, Kristi Prenga ka hedhur poshtë aludimet se ka një lidhje dashurie me Rike Roçin bukuroshen që u bë e famshme në “Big Brother”.


    Prenga ka reaguar ndaj komentit që Rike i bëri kur ky i fundit kishte ditëlindjen me një urim të veçantë.

    “Ta du shpirtin” ishte urimi që Rikja bëri për Prengën dhe të gjithë dyshuan se ata tashmë janë bashkë.

    Në një postim në “Instagram”, Prenga ka theksuar se ata janë shokë, dhe se nuk kanë konfirmuar asnjë gjë rreth marrëdhënies së tyre.

    “Mirë që jau paska konfirmu juve se mua akoma s’më ka konfirmu asigja. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligj. S’keni ça me ba edhe merreni kot me njerëzit. Po pyetni njëherë përpara se ta bëni lajmin, sepse s’ja keni idenë fare se çfarë kam unë me atë ose kush do që të ishte në vendin e Rikes, hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt ju. Turp t’ju vijë”, shkruan Kristi.

    Edhe Rikja vetë ka mohuar më pas lidhjen e raportuar me boksierin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!