×
  • Show Time
  • Show Time

    Rike Roçi tregon si e kaloj kanalin e Otrantos në mes të errësirës

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 10:54

    Rike Roçi, një nga vajzat më simpatike të showbizit shqiptar, së fundmi ka treguar historinë kur ajo dhe familja e saj mbërritën në mënyrë të paligjshme në Itali nga kanali i Otrantos.


    Përmes dy fotove të publikuara në “Instagram” e cila ka pozuar nga një jaht luksoz, ajo tregon frikën dhe ankthin që ka përjetuar gjatë atij udhëtimi në mes të detit, por nuk pendohet sepse Italia është vendi që i ka dhënë gjithçka.

    “Histori e shkurtër 25 vjet më parë, nga Shqipëria kalova në kanalin e Otrantos në mënyrë të paligjshme si një emigrante e vogël me gjithë familjen time… Unë mbaja dorën e motrës time fort nga frika e detit të thellë dhe errësirës… Sot pas 25 vjetësh u ktheva me familjen time duke kujtuar atë udhëtim kaq të frikshëm… Por që më bëri të kuptoj se ia vlente dhe se falë këtij udhëtimi, edhe pse ilegalisht dhe plot frikë, sot jam këtu si turist në një varkë me familjen time. Më pëlqen jeta ashtu siç e kam dashur gjithmonë, e lumtur dhe e shëndetshme… E dua Italinë dhe nuk do të ndalem kurrë së falenderuari, është vendi që më ka dhënë gjithçka”, është shprehur Rike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!