×
  • Show Time
  • Show Time

    Rikthehet kënga ikonike “Si banania”, por jo nga Dashnor Diko, muzikanti rrëfen detajet në ”Soiree”

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 14:07

     

    Etmond Mancaku ishte i ftuar këtë të shtunë në Soiree me Jonida Shehun në ABC së bashku me vajzën e tij të vogël Melodajna, e cila ka spikatur edhe ajo me talentin në muzikë, njësoj si motra e saj Wendi Mancaku.


    Melodajna ka treguar se nëse do fliste për idhuj në muzikë, padyshim do të kishte motrën e saj, Wendin, ndërsa për këngët e babait të saj Etmondit tha se i pëlqen por ato janë një rrymë tjetër nga ajo çfarë pëlqen dhe konkretisht i quajti “të vjetra”.

    Muzikanti dhe krijuesi i këngës ikonike “Si banania” ndër të tjera ka folur edhe për prpjektet që do të sjellë së shpejti. Ai tregoi se pikërisht këngën “Si banania” të cilën e këndon Dashnor Diko do e rikthejë, por në një version ndryshe dhe mesa duket do e këndojë një reper.

    “Kam dëshirë të risjell edhe njëherë “Si banania”. Do jetë diçka më regaton. Me një reper nga Kosova, jemi në bisedime e sipër dhe nuk po flas para kohe”, është shprehur Etmond Mancaku. Se për cilin reper bëhet fjalë që do këndojë “Si banania”, na duhet të presim edhe pak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!