×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora: “Jam krenare që jam shqiptare”

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 17:22

    Pop ylli i muzikës botërore, Rita Ora tashmë ka dy ditë që është në Kosovë për një vizitë humanitare në bashkëpunim me UNICEF-in.


    Ajo sot ka dalur para mediave dhe ka shfrytëzuar rastin të flas më shumë rreth vizitës së saj në Kosovë, shkruan Reporteri.net

    Rita ka thënë se po e shfrytëzon këtë vizitë që të mësoj më shume rreth rinisë kosovare dhe po mundohet ta kuptoj gjendjen e tyre, në mënyrë që t’i ndihmoj ata.

    Ajo poashtu nuk e ka fshehur faktin se sa krenare është që vjen nga Kosova.

    “Ky ishte një udhëtim shumë i mirë për mua në Kosovë dhe jam krenare që vij nga ky vend. Mezi pres të vazhdoj ta përfaqësoj rininë e shtetit tonë”, ka thënë Rita Ora.

    Kujtojmë që Rita po viziton Kosovën në një mision humanitar në bashkëpunim me UNICEF-in dhe me kompaninë Escada, ku për çdo shitje të një çante të kësaj firme, shuma e mbledhur do t’i dedikohet grave të dhunuara nga lufta dhe fëmijëve të varfër./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!