×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora pozon me veshje sportive ngjyrë të zezë teksa shfaqet pa makijazh

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 13:42

    Këngëtarja aktualisht është duke qëndruar në Australi.


    Rita Ora pas performancës në emisionin e Jimmy Fallon ka treguar linjat e bukura trupore përmes dy imazheve të publikuara, shkruan lajmi.net.

    Artistja e njohur pozoi me dekoltenë e hapur teksa tregoi barkun e tonifikuar me veshje sportive ngjyrë të zezë.

    Ajo e kombinoi dukjen me bizhuteri prej ari dhe zgjodhi rehati në këmbë me atlete të markës “NIKE”.

    Rita e theksoi bukurinë natyrale pa makijazh, flokët bionde u pa se i kishte kapur të cilat i dukeshin paksa të çrregulluara.

    Ndryshe, ajo këto fotografi i publikoi në Instagram duke shkruar në mbishkrim “Provat”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!