×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora zëvendësohet nga një tjetër gjyqtar në “The Masked Dancer”

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 14:53

    Rita Ora do të zëvendësohet nga Oti Mabuse për episodet e para të “The Masked Dancer”, ka bërë të ditur ITV.


    Këngëtarja 30 vjeçare nga Kosova, reputacioni i të cilës është goditur pas thyerjes së rregullave kundër COVID-19 në dy raste, është e vetmja gjyqtare e “The Masked Singer” e cila nuk do të rikthehet në episodet e reja me Jonathan Ross, Mo Gilligan, Davina McCall dhe Joel Dommett, shkruan Daily Mail.

    Masked Dancer” do të ketë 12 garues të cilët do të performojnë vallëzime unike, të veshur kokë e këmbë me veshje të cilat e bëjnë të pamundur identifikimin e garuesit.

    Rita është aktualisht duke qëndruar në Australi, ku do të paraqitet si gjyqtarë në “The Voice of Australia”.

    Ajo ka shkruar se “The Masked Dancer do të jetë shumë argëtues dhe mezi pret ta shoh. Shumë dashuri nga Australia”.

    Rita ishte kritikuar shumë kohëve të fundit për shkak se kishte shkelur masat kundër koronavirusit në Britani të Madhe duke organizuar festë për ditëlindjen e saj me disa të ftuar, në një prej lokaleve të Londrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!