×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita shkel tokën e Prishtinës

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 19:29

    Para pak minutash këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shkelur tokën e Kosovës.


    Ajo me të zbritur është marrë nga një eskortë dhe është nisur në drejtim të Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

    Vlen të theksohet se ajo nuk është ndalur të flas fare për media, mirëpo vetëm ka kaluar me vetura me dritare të errësuara.

    28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

    Hera e fundit kur ajo ishte në Kosovë, mbajti një koncert madhështor në kuadër të festimeve të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës (në vitin 2018), ndërsa është vazhdimisht e angazhuar për ta ndihmuar vendin e saj.

    Ndryshe, Rita dhe brendi gjerman i modës Escada janë duke përgatitur një kauzë të përbashkët: “Moda për gratë e pavarura dhe të forta për t’i ndihmuar ato të bëhen të forta dhe të pavarura”.

    Nga çdo produkt i shitur, 40 euro do të shkojnë për bamirësi, për organizatën “Ëomen for Ëomen International”, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarat femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre. Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!