×
  • Show Time
  • Show Time

    Robbie Williams martohet sërish?

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 8:29

    Në gusht të 2020-s,Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij Ayda do festojnë 10 vite martesë. Por këngëtari nuk ka ndërmend të presë deri atëherë.


    Para asaj date, ai ka vendosur të rinovojë premtimet. Dyshja do rimartohet, pasi dashuria e tyre është shumë e fortë.

    “Dasma jonë e parë ishte shumë intime, ndërsa tani do na duhen veshje të reja….” Deklaroi bashkëshortja.

    “Ende nuk kemi programuar gjë, shtoi ajo, Robbie më surprizoi ditën e datëlindjes sime duke më thënë se donte të rinovonte premtimet. Jam shumë e lumtur, edhe pse jam e bindur se duhet të jem unë ajo që do merret me të gjitha përgatitjet”.

    Çifti ka tre fëmijë: Theodora Rose, lindur më 2012, Charlton Valentine në 2014 dhe vajzën e vogël, të lindur nga një nënë zëvendësuese në 2018-n: Coco Josephine.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!