×
  • Show Time
  • Show Time

    Robert Berisha kthehet në konvikte, u mban “koncert” studentëve banues

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 21:38

    Ndonëse mund të kishte qenë e paimagjinueshme në tërë jetën e tij, këngëtari Robert Berisha si rastësisht përfundoi para dy vitesh i mbyllur për dy javë në konviktin e studentëve në Prishtinë.

    Kjo pasi ai u kthye nga një udhëtim nga jashtë shtetit, pikërisht në momentin kur Kosova kishte hyrë në izolium shkaku i pandemisë COVID-19 dhe si rrjedhojë, të gjithë ata që fluturonin nga jashtë, strehoheshin në konvikte.

    E duket se mbrëmjen e së martës, këngëtari Berisha pati një rikthim në Konviktet e Studentëve, por kësaj radhe për një qëllim tjetër.

    Ai ishte ftuar për të përformuar në një mbrëmje muzikore, e cila është organizuar nga studentët e UP-së në amfiteatrin e qendrës studentore.

    Vet këngëtari Berisha ndau me ndjekësit e tij disa fotografi nga mbrëmja, ku atmosfera duket të ketë qenë fantastike nën muzikën e interpretuar nga ai.

    Roberti përndryshe ishte kthye në senzacion gjatë dy javëve të izolimit të tij në konvikt, me videot e shumta satirike që publikonte në rrjetet sociale, për të argëtuar publikun në periudhën e vështirë të pandemisë. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!