×
  • Show Time
  • Show Time

    Robert Berisha sfidon Dua Lipën: Mua më duan më shumë njerëzit, nuk je dhe aq ‘funny’

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 11:17

    Këngëtari Robert Berisha e konsideron veten e tij si një person më të ndjekur dhe më të dashur për publikun, se sa Dua Lipa, që është tashmë e njohur edhe në tregun ndërkombëtar të muzikës.


    I ftuar në studion e “Rudina”, Berisha tha se gjatë karantinës e ka monitoruar gjatë periudhës së karantinimit dhe ka vënë re se kur ai futej live, e ndiqnin mbi 17 mijë persona, ndërsa Lipën, vetëm 6 mijë ose edhe më pak.

    “Gjatë pandemisë unë isha në Amerikë dhe kthimin e kisha nga Stambolli ku ngela dy ditë. Isha me Taynën dhe menaxherin e saj dhe ngelëm aty. Në 19 Mars kur u kthyem u fut Kosova në karantinë dhe në aeroport na morën me busa dhe na çuan në konviktet e studentëve. Për dy javë i vetmi argëtim kanë qenë Instagrami dhe rrjetet sociale. Në Instagram nuk isha futur asnjëherë live dhe aty u futa për herë të parë. Pastaj fansat sa njerëz kam pasur kur live. Ishte futur e Dua Lipa live gjatë karantinës dhe kishte vetëm 6 mijë njerëz duke e parë që ajo ka miliona ndjekës. Ajo është këngëtare shumë e mirë por ndoshta nuk është funny. Tek unë rrinin 2 orë dhe kisha 17mijë e 600 njerëz. Tregoja barsoletat, këndoja, kisha dhe barsoleta me spec siç i thoni ju dje aty lindi idea për emisionin +16. Të gjithë më thoshin gjynah që nuk e ke një emision tëndin,”- tha Robert Berisha.

    Dua Lipa ka mbi 52 milionë ndjekës në Instagram ndërsa Robert Berisha ka vetëm 188 mijë të tillë. Gjithsesi rrjeti i njohjes për Duan është ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!