×
  • Show Time
  • Show Time

    Roberti flet për ribashkimin ‘e mundshëm’ me Norën: Nuk i dihet jetës, nuk është e mbyllur sa i përket meje

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 21:04

    Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “3 shat”, ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e tij.


    Ndër të tjerash, ai nuk hezitoi të flasë edhe për raportet e tij me ish-bashkëshorten, Nora Istrefi, me të cilën u divorcua vitin e kaluar.

    “Si puthje edhe pse jemi shokë dhe jemi prindër të Rene, nuk mungojnë, por puthjen e fundit romantike, s’e mbaj mend”, tha Berisha i pyetur nëse mbante mend puthjen e fundit me Norën.

    “Unë jam një prej atyre tipave që jap shpesh puthje dhe i kam dhënë shpesh puthje, si fëmijë, jam njeri shumë i dashur”, tregoi ai referuar vajzës së tij të vogël, Reneesë.

    Ndërkohë, gazetarja Bora Zemani nuk nguroi ta pyeste edhe nëse ka ndonjë shans rikthimi në të ardhmen me Norën, e që mesa duket nga vet këngëtari nuk përjashtohet si mundësi.

    “Nuk i dihet jetës. Nuk është asnjëherë e mbyllur përfundimisht, sa i përket meje asnjëherë”, tha tutje Roberti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!