×
  • Show Time
  • Show Time

    Ronela Hajati zbulon pjesë nga kënga e re

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 11:56

    Këngëtarja Ronela Hajati e cila njihet dhe si autore këngësh, pas suksesit të dy këngëve të publikuara së bashku “Gënjeshtar dhe Pare”, ka paralajmëruar për këngën e saj të re.


    Ajo përmes një videoje në veturë të publikuar në Instagram, ka zbuluar një pjesë të këngës së re të titulluar “Aventura”, derisa ka thënë se është shumë e entuziazmuar dhe mezi pret që edhe publiku ta dëgjojë këngën e saj të re.

    “AVENTURA”??? I’a soo excited about this project!!! Mezi po pres ta degjoni! Coming soon!”, ka shkruar Ronela.

    Këngëtarja gjithashtu ka bërë të ditur se këtë këngë do ta vizuelizojë edhe me videoklip.

    https://www.instagram.com/p/CCTzmMJlocp/?utm_source=ig_web_copy_link

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!