×
  • Show Time
  • Show Time

    Rozana Radi zbulon se cila artiste e ktheu tek “Kënga Magjike”

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 15:14

    I mungoi 1 vit skenës së ‘Këngës Magjike’, por Rozana Radi ka vendosur të rikthehet, këtë herë si tekstshkruese.


    Këtë, ajo e ka zbuluar përmes një postimi në ‘Instagram’, ku shkruan se do të vijë me një tekst mjaft të ndjerë për këngëtaren e njohur Marsela Çibukaj.

    “Jam shumë, por shumë e lumtur që një këngëtare me një karakter shumë të fortë artistik si Marsela Çibukaj me rikthehu pas 1 viti pauzë si autore tekstesh në ‘Kënga Magjike’. A mundet një kompozitor a një tekstshkrues të refuzojë një zë si Marsela? E dua shumë këtë artiste dhe më besoni që i kam dhënë shpirtin në këtë këngë”, ka shkruar Rozana, transmeton shqiptarja.

    “Ndonjëherë në dashuri është më mirë të ndahesh se sa të mos ishe njohur kurrë”, është kjo një pjesë e shkurtër e tekstit. Tani na mbetet të presim kur Marsela të këndojë, në mënyrë që të dëgjojmë këngën dhe tekstin e plotë të krijuar nga Radi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!