×
  • Show Time
  • Show Time

    Rrëfimi ndryshe i Ardian Bujupit: Kam 5 vjet që kërkoj dhe s’po e gjej dot gruan ideale

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 12:02

    Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, ka rrëfyer disa sekrete për jetën e tij gjatë një interviste të dhënë në Tiranë.


    E kështu nuk kishte si të shpëtonte pyetjes nëse është në një lidhje dashurie, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Rudina”. Ai është shprehur se është disi e ndërlikuar dhe deri tani nuk ka pasur diçka serioze me asnjë vajzë.

    Nëse do lidhet seriozisht, nuk e ka problem që të dalë para publikut dhe ta nxjerrë në media. Ai ka treguar edhe se si e do gruan e tij ideale. Në bisedë me Rudina Magjistarin, Bujupi tha edhe si e ëndërronte vajzën e ëndrrave.

    Si është zemra jote, është i dashuruar Ardian Bujupi apo jo? I ke kënduar dikujt një këngë?

    “Është një temë e ndërlikuar, nëse këndoj një këngë apo shkruaj një tekst normalisht që kam punë me personalitetin. Për shembull nëse flas për Zhuljetën, nuk flas për Zhuljetën, por për një tjetër emër.

    Lidhjet e mia, ose dashuria, nuk ka akoma diçka konkrete për t’ua treguar mediave, prandaj unë nuk i shpall. Nuk jam tip që jap emra, që të them kam qenë me këtë influencuesen ose me modelen. Nuk e shoh të arsyeshme të shpall një herë njërën, një herë tjetrën, nëse e kam një seriozisht, mund ta kap përdore dhe të dal në media e të vij këtu”.

    Fakti që ke filluar të bësh llogaritë e moshës, ke filluar të kuptosh që pak nga pak do fillosh të mendosh këtë pjesë.

    Këtë pjesë kam filluar ta mendoj që 5 vjet, por nuk ka dalë akoma personi i duhur.

    Po si është vajza ideale për ty?

    “Duhet të jetë e respektuar dhe e aftë. Unë kam qejf që me femrën time të arrij dhe më shumë, që ajo të më këshillojë, të më kryejë disa punë. Nëse kam një biznes, ajo e merr një pjesë të biznesit, unë një tjetër. Unë besoj që njerëzit kanë arritur shumë lart, e kanë gjetur një grua që i suporton, nuk dua një grua që të rrijë te shtëpia dhe t’i kryejë vetëm punët e shtëpisë”, tha Bujupi.

    Kujtojmë që prej kohësh u fol se këngëtari ishte i lidhur me modelen indiane, e cila ishte modele në këngën e tij të titulluar ‘Modela,’ dhe quhet Sabrine Khan. Por me sa duket këto fjalë s’paskan qenë të vërteta.

    Këngëtari i ka mohuar lajmet, duke thënë se mes tyre ka vetëm një kimi shumë të mirë dhe kanë mbetur thjesht miq, ndonëse dedikimet dhe komentet e tyre në rrjete sociale s’na e mbushin shumë mendjen.

    “Jo, nuk jam. Por, jemi shoqëruar, është shumë çikë e mirë domethënë, më ka ndihmuar shumë me këngën ‘Modela’. Kështu ka lindur njëfarë shoqërie, edhe jena kënaq bashkë, por s’jemi në lidhje”, u shpreh këngëtari pak kohë më parë.

    I pyetur nëse ka presion prej familjes për t’u martuar me një shqiptare ai u shpreh: “Shumë! Babi s’e ka problem thotë bëj çka të dush! Nëna e do shqiptare, i bën disa hajgare”, u shpreh ai.

    Më pas gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, e pranoi publikisht se ka një fiksim dhe ajo është këngëtarja e njohur amerikane Madison Beer. Fansat i thanë këngëtarit se tashmë e ka ai radhën për t’u martuar dhe ai ka pohuar duke qeshur, ndërsa bën tag këngëtaren duke treguar se do të martohet vetëm me të.

    Me sa duket, ai jo vetëm që e vlerëson artisten për talentin në muzikë, por njëkohësisht duket se ka edhe njëfarë tërheqjeje për diçka më shumë. Ardian Bujupi është këngëtar shqiptar nga Kosova me vendqëndrim në Gjermani.

    Familja e Ardianit emigroi në Gjermani kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Rrethanat dhe vështësitë që i solli emigrimi bënë që Ardiani të jetë i lidhur ngushtë për familjen. I ati, Bashkimi, dhe e ëma e tij, Taiba, me t’u vendosur në Gjermani, në Haidelberg, u përpoqën që të krijonin kushte brenda mundësive për shkollimin e fëmijëve të tyre.

    Kështu, teksa dy motrat e tij vijonin studimet e larta, Ardiani merrej me muzikë. Ardiani e kishte muzikën pasion që i vogël dhe asnjëherë nuk u shkëput. Kështu, pjesëmarrja e tij në evente muzikore ishte vetëm çështje kohe.

    Formatet e reja të shfaqjeve televizive, nëpër të cilat kompozitoret kërkojnë këngëtarë ishin për Ardianin një mundësi për t’u paraqitur para një publiku të gjërë. Pjesëmarrja e tij në një shfaqje të tillë televizive nga gjermani i famshëm Dieter Bouvling, në shfaqjen “Gjermania kërkon Siperyllin” (Deutschland sucht den Superstar), nuk kishte si të ishte ndryshe veçse një sukses para publikut.

    Me paraqitjen e tij në këtë shfaqje dhe sidomos me famën që mori, Ardiani ia doli që të ishte artisti më i adhuruar i përbashkët nga shqiptarët dhe gjermanët. Pas suksesit në Gjermani, Adriani ka bërë shumë hite për tregun shqiptar.

    Këtë vit publikoi albumin “10”, e ndoshta ndaj dhe partneren e dëshiron të ketë notën 10 në gjithçka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!