×
  • Show Time
  • Show Time

    Rregullat nuk vlejnë për Arta Nitajn, u shmanget kontrolleve mjekësore në kufirin me Shqipërinë

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 18:38

    Radhë të gjata janë krijuar për të tretën ditë me radhë në kufirin e Kosovës me Shqipërinë.


    Rihapja e kufirit pas disa muajsh ka bërë që qytetarët menjëherë të fillojnë qarkullimin duke shkaktuar kështu edhe tollovi të madhe.

    Shumë qytetarë detyrohen të presin në radhë për kontrolle mjekësore, mirëpo rregullat e njëjta nuk po vlejnë edhe për disa figura publike.

    Modelja Arta Nitaj e cila vetëm disa ditë më parë u kthye nga Dubai ku kishte mbetur e izoluar, e ka shfrytëzuar rihapjen e kufirit për vizitë në Shqipëri.

    Mirëpo, ajo nuk është ndalur për kontrolle mjekësore, si të gjithë qytetarët e tjerë.

    Reporteri mëson se edhe pse policia e orientoi modelen drejt pjesës ku bëhen kontrollet, ajo i është shmangur pikës së kontrolleve mjekësore, duke u përvjedhur nga rreshti dhe duke u orientuar drejt veturës së saj.

    Kjo shihet edhe në fotot e siguruara nga Reporteri.

    Kujtojmë se sipas vendimit të ri, të gjithë personat që hyjnë në vend dhe e kanë të kryer testin për COVID-19, jo më të vjetër se katër ditët e fundit, nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetiozlim.

    Ndërsa në rastin kur nuk janë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për shtatë ditë, derisa kur ekipi mjekësor vlerëson se kanë simptoma, i japin udhëzime si të veprojnë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!