“Rrushe” e Capital T në dhjetë këngët më të dëgjuara aktualisht në Zvicër

“Rrushe” ka filluar sukseset e para.


Dy javë më parë, reperi Capital T publikoi projektin e shumëpritur me titull “Rrushe”.

Kësaj kënge, reperi ia shoqëroi edhe videoklipin, të cilin e solli në formë të një filmi të metrazhit të shkurtër.

Projekti në fjalë, i cili i parapriu serialit me po të njëjtin emër, po dëgjohet shumë edhe jashtë trojeve shqiptare.

Me anë të postimti të fundit, Capitali bëri të ditur se kënga “Rrushe” është renditur e 10-ta në “Top 100 Këngët në Zvicër”.

“Jo keq pas dy javësh”, shkruan artisti, i lumtur për suksesin e projektit të ri.

Kënga në fjalë ka marrë afro 2 milionë klikime në kanalin YouTube, ndërsa Capo nuk e ndali punën për projektet e reja.