Sa u infektuan në koncertin eksperimental me 5,000 njerëz? Besojeni ose jo, maksimumi 2

Në fund të marsit, 5,000 dashamirës të muzikës morën pjesë në një koncert në Barcelonë pasi u bënë pjesë e një depistimi për Covid, për të provuar efektivitetin e planit në parandalimin e shpërthimeve të virusit gjatë organizimeve të mëdha kulturore. Zyrtarët thanë së fundmi se koncerti me mijëra njerëz nuk tregoi “asnjë shenjë” për infektimin me koronavirus.


Shën.red. Depistimi: Kontrolli përmes një serie pyetjesh të bëra për të përcaktuar rrezikun e një personi për Covid-19. Ato përfshijnë pyetje në lidhje me simptomat që janë përvoja, historia e udhëtimeve javët e fundit dhe ekspozimi ndaj dikujt që është konfirmuar të ketë Covid-19.

Duke paraqitur rezultatet e një studimi nëse organizimet me shumë spektatorë mund të mbahen në mënyrë të sigurt, Josep Maria Llibre, një mjek në spitalin gjerman Trias i Pujol në Badalona, Spanjë tha (via Euronews) në një konferencë për shtyp “në mënyrë të përmbledhur, një koncert muzikor me masat e sakta dhe ventilim është një aktivitet i sigurt”.

“Nuk ka asnjë shenjë që sugjeron se transmetimi u zhvillua gjatë koncertit, i cili ishte objektivi i këtij studimi,” vazhdoi ai.

Dy javë pas koncertit, pati vetëm gjashtë raste pozitive të konfirmuara midis spektatorëve dhe organizatorët janë të sigurt që katër nga gjashtë rastet nuk u transmetuan gjatë koncertit. Dy të tjerët janë të pakonfirmuar.

Llibre tha se studimi tregon “ne mund të garantojmë një hapësirë të sigurt” për organizimet me spektatorë duke përdorur ventilim, teste dhe maska.

Në koncertin ku performoi grupi Love of Lesbian, njerëzit me sëmundje të zemrës, kancer ose ata që kishin qenë në kontakt me dikë të infektuar nga Covid-19 në javët e fundit u kërkua të mos regjistroheshin. Blerësit e biletave zgjodhën midis tre vendeve në Barcelonë ku iu nënshtruan një testi të shpejtë antigjeni. Ata me rezultate negative morën një kod në telefon duke vërtetuar biletën për shfaqjen në arenën Palau Sant Jordi. Maskat qenë të detyrueshme.