×
  • Show Time
  • Show Time

    Së shpejti Ledri do të bëhet baba? Zbulohet e vërteta pas fotove me barkun e fryrë të Sarës

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 8:21

    Edhe pse vazhdojnë të jenë mjaft të rezervuar për lidhjen e tyre, Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë kthyer shpejt në një nga çiftet më të pëlqyer të showbiz-it.


    Së fundmi ata kanë pushuar në Maldives, nga ku Sara ka ndarë disa foto. Në njërën prej tyre ajo shfaqet me barkun e fryrë dhe fansat kanë aluduar menjëherë se ajo është shtatzënë.

    Dyshimet u forcuan më shumë kur Ledri publikoi një video teksa hidhej me parashutë dhe shkruajti:

    “Kur ajo të thotë që është shtatzënë dhe nuk është 1 prilli”. Por të gjithë këtyre fjalëve ka vendosur t’u japë fund vetë Sara.

    Ajo ka publikuar një foto me barkun e fryrë dhe tregon se kjo ka ndodhur vetëm prej ushqimir. Pra, na duhet të presim akoma për të parë Ledrin si baba.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!