×
  • Show Time
  • Show Time

    Së shpejti nis “Përputhen 2” me konkurrentë vetëm mbi 40 vjeç

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 14:13

    Që prej shtatorit të këtij viti, Për’puthen është kthyer tashmë në një prej programeve më të përfolura në këtë sezon në Top Channel.


    Për shkak përfitimeve dhe vëmendjes që ka sjellë ky emision duket se televizioni ka vendosur të mos e braktisë formatin.

    Burime pranë Top Channel për News31 kanë treguar se aktualisht, ka nisur puna për një Për’puthen të dytë. Bëhet fjalë për një format të ngjashëm me emisionin që po transmetohet tashmë, por me një ndryshim: konkurrentët do të jenë mbi moshën 40 vjeç.

    Aktualisht kanë nisur audicionet për përzgjedhjen e konkurrentëve dhe akoma nuk është mësuar një datë pëe fillimin e transmetimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!