×
  • Show Time
  • Show Time

    Semi zbulon çfarë planesh kanë Bora dhe Donaldi për dasmën

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 16:24

    Semi ishte e ftuar në “Zemër Luana”, ku u bë pjesë e një sfide, në të cilën i duhej t’i përgjigjej një pyetje.

    Këngëtarja u pyet për dy nga miqte e saj të ngushtë, Borën dhe Donaldin. Duke qenë se pak kohë më parë, Semi i komentoi Borës emojin e një nuse, ajo u pyet nëse çifti ka vendosur të martohen.

    Semi nuk refuzoi të përgjigjej, por tregoi që kështu e quan shoqen e saj, “nuse” me përkëdheli. Këngëtarja tha se Bora dhe Donaldi nuk kanë plane për tu martuar së shpejti.

    “Jo, nuk do të ketë një dasmë së shpejti”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!