×
  • Show Time
  • Show Time

    Serena flet për lidhjen me Arjonin: Në të ardhmen mund të nxjerrim një video me ‘pullë të kuqe’

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 10:27

    Serena Sula, modelja seksi shumë e komentuar është në një lidhje me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Arjon Lulin dhe çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.


    Në një intervistë për “Panorama plus”, Serena tregon se këtë vit festoi Shën Valentinin e saj të parë dhe surpriza e Arjonit e emocionoi pa masë.

    “Për mua si Serenë ishte Shën Valentini im i parë dhe i paharrueshëm, që vështirë ta përshkruaj dot me fjalë atë lloj ndjenje. Arjoni më bëri një surprizë të jashtëzakonshme, ndërsa unë veç dhashë dashurinë dhe ndjenjat e mia të mëdha për të, përveç dhuratave materiale. Por ideja që ishim bashkë ishte dhurata më e bukur në botë, për atë ditë, për atë natë, për atë festë”.

    E pyetur se çfarë i pëlqen tek Arjoni, Serena shprehet: “Si miss dhe modele seksi e njohur shqiptare që jam, duke qenë tip i vështirë unë në përzgjedhje, tek Arjoni më bëri shumë përshtypje tërheqja fizike, sharmi, komunikimi, eleganca, maturia. Ndërsa Arjoni patjetër që nuk rri me femra, të cilat nuk i plotësojnë disa kushte dhe karakteristika të veçanta siç i kam unë”.

    Modelja tregon se në të ardhmen mund të publikojnë edhe një video me pullë të kuqe, sepse paragjykimet e komentet negative nuk i interesojnë aspak.

    “Ne si çift adhurojmë shpejtësinë me makinë, udhëtimet e gjata dhe shumë seks. Sekreti ynë është që nuk i fshehim asgjë njeri-tjetrit dhe më e rëndësishmja është se respektojmë njeri-tjetrin në çdo mendim dhe dëshirë. Marrëzi?! Deri më sot jo. Mbase në të ardhmen një “sex tape”!”, tha Serena.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!