Aktori kosovar, Sevdai Radogoshi, është bërë gjysh sot më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me djalin dhe nipin.
“Ne festen me te bukur te shqiptareve, me 28 nentor me gezoj zoti edhe me nje nip! Urime lindja e djalit Bim! Sa me fat dhe krenar ndihemi qe ne kete date kishte lindur edhe heroi yne kombetar Adem Jashari!?? I bekoft zoti te gjithe shqiptaret dhe u gezofshit te gjithe me fëmijë e nipa e mbesa! Gezuar!?”, ka shkruar ai.