×
  • Show Time
  • Show Time

    Shaban Jashari i ri feston maturën, fotografohet aty ku të parët e tij dhanë jetën për Kosovën

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 15:40

    Maturantët po festojnë përfundimin e shkollës së mesme në të gjitha qytetet e Kosovës.


    Këtë vit këtë ngjarje e ka shënuar edhe Shaban Jashari i ri, trashëgimtarit i emrit të babait të Adem Jasharit.

    Mirëpo, për dallim prej maturantëve të tjerë, Shabani i ri ka zgjedhur që fotografitë e maturës t’i bëjë në një vend të veçantë, aty ku të parët e tij dhanë jetën për lirinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë mënyrë gjyshi Shabani, axhallarët dhe shumë familjarë tjerë të tij ndonëse të privuar nga jeta, ishin me të në këtë ditë shumë të veçantë. /Reporteri.net

    Image

    Image

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!