×
  • Show Time
  • Show Time

    Shakira rrezikon të burgoset

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 9:22

    Këngëtarja e famshme Shakira mund të dënohet me burg nëse vërtetohet që është bërë pjesë e një evazioni fiskal së bashku me bashkëshortin e saj Gerard Pique.

    Dyshohet se që nga viti 2012 kur ajo është shpërngulur në Spanjë dhe nuk i ka paguar shtetit asnjë qindarkë taksa nga të ardhurat e saj.

    Prej vitit 2012-2014 ajo i detyrohet shtetit spanjoll 16.4 milionë dollarë taksa. Gjatë seancave gjyqsore, përfaqësuesit e saj janë shprehur se gjatë kësaj periudhe Shakira dhe Pique kanë qenë ende shtetas në Bahamas dhe paguan taksa atje derisa u vendosën përfundimisht në Spanjë.

    Nëse gjykata arrin të vërtetojë të kundërtën, Shakira do të përballet me një gjobë të madhe madje rrezikon edhe burgun.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!