×
  • Show Time
  • Show Time

    Sherret dhe tensionet gjatë Big Brother VIP, i “kushtojnë” vendin e moderatores Zhakut: Ja kush i merr pozicionin e saj

    Reporteri
    03 Qershor 2023 | 12:03

    “Pushime On Top” është prezantuar prej shumë vitesh nga Ori Nebiaj. Por me largimin e saj, u tha se do të ishte pikërisht Zhaklin Lekatari ajo që do të vijonte aventurën e verës.

    Megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe Zhaklina nuk do të jetë në ekranin e Topit as tek formati veror dhe as sezonin e ardhshëm të Big Brother. Bëhet fjalë për moderatoren simpatike Lei Kraja e cila prej pak kohësh duket se i ka munguar ekranit shqiptar në rolin e moderatores.

    “Kryefjala” ka zbuluar se Lei do të jetë një nga figurat e Top Channel gjatë sezonit veror dhe do të moderojë programin “Pushime On Top”. Një program i cili do të jetë një format që përshtatet fiks me energjinë dhe pozitivitetin e saj.

    Nga ana tjetër do të jetë Eni Shehu që do ta shoqërojë në këtë aventurë, duke bërë kështu një dyshe plot adrenalinë. Lakimi i emrit të Zhakut, u bë teksa ajo vijonte në pozicionin e opinionistes në Big Brother. Por duhet thënë se ky rol nuk përfundoi shumë mirë për të.

    Shkak janë bërë debatet e shumta me banorët, por tensioni u ndjeh edhe me moderatoren, Arbana Osmani, që herë pas here i kërkonte të pushonte. Duket se kjo eksperiencë e mbyllur jo shumë mirë, ka bërë që Zhaku mos të ketë mundësinë të vijojë me rrugëtimin e saj në këtë televizion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!