×
  • Show Time
  • Show Time

    Shikuesit e Eurosong alarmohen për një sulm terrorist

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 13:38

    Shikuesit e Eurovizionit  janë alarmuar pas një paralajmërimi të një sulmi terrorist me bombë në qytetin Tel Aviv, ku po zhvillohet Eurosong, në Izrael.


    Frika u përhap nga hakerat që kishin interferuar në faqen e internetit të transmetuesit izraelit ‘KAN’ gjatë natës së parë të Gjysmë Finales.

    ‘Rrezik i sulmeve me bombë! Ju lutemi largohuni! Izraeli nuk është i sigurt’-u shfaqën të shkrara në ekran këto thirrje të shoqëruara me pamje të animuara satelitore të një shpërthimi në qytet.

    Përfaqësues të ‘KAN’ kanë treguar se brenda pak minutash kanë marrë në dorë kontrollin mbi këtë ngjarje duke thënë se kjo është një përpjekje nga Hamasi për të zotëruar këtë transmetim dixhital.

    Kujtojmë se sonte do të mbahet nata e dytë gjysmë finale, ku do të këndojë dhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, e cila renditet e 14.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!